Gashi është një tjetër emër shqiptar që ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në SHBA. Reperi shqiptar, autor i shumë hiteve ka surprizuar ndjekësit me postimin e fundit. Ai ka nënkuptuar se mund të mbajë një turne muzikor në Shqipëri dhe Kosovë.
Reperi ka publikuar datat e turit botëror por nuk ka përfshirë as Shqipërinë dhe as Kosovën. Por sipas tij, nuk janë përfshirë pasi po mendon që këtë verë të mbajë një turne vetëm për të dy vendet shqiptare. Ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar, fansat janë të entuziazmuar.
/abcnews.al