Gazetarja Linda Karadaku e ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Ednri Xhafo, ka deklaruar se asnjë vend i Ballkanit nuk ka presion nga SHBA apo BE për tu bërë pjesë e “Ballkanit të Hapur”.
Ajo theksoi se marrëdhënia mes Ramës dhe Vuçiç shkon përtej “Ballkanit të Hapur” pasi ata duan të ndërtojnë diçka ku ata të jenë “baballarët”, e cila sipas Karadakut më shumë i intereson presidentit të Serbisë.
“Nuk ka presion amerikan apo të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit për t’iu bashkuar “Open Ballkan” Në rastin e marrdhënies nes Ramës dhe Vuçic, shkon përtej Ballkani të hapur. Zoti Rama kërkon të ndërtojë diçka me zotin Vuçi që të ndërtojnë diçka për tu bërë “baballarët e diçkaje”, tha Karadaku.
/Abcnews.al/