E frikshme/Gjenden dhjetëra kukulla rrëqethëse në brigjet e plazheve

schedule22:50 - 28 Prill, 2022

schedule 22:50 - 28 Prill, 2022

Studiuesit që vijnë dy herë në javë në një zonë prej 40 miljesh të plazhit të Teksasit, kanë përdorur mediat sociale për të dokumentuar disa zbulime të frikshme, si dhjetëra kukullat rrëqethëse.

Jace Tunnell, drejtor i Mission-Aransas Reserve në Institutin e Shkencave Detare të Universitetit të Teksasit, tha se ekipi i tij vëzhgon rreth 40 milje të plazhit të Golf Coast dy herë në javë dhe ata shpesh kanë gjetur kukulla të llojeve të ndryshme.

“Ne në fakt po bëjmë punë shkencore, por kukullat janë një përfitim”, tha Tunnell për McClatchy News.

Tunnell shtoi se koka e parë e kukullës, e gjetur në janar 2021, u ble 35 dollarë dhe paratë iu dhuruan një program shpëtimi për breshkat e detit. Ai tha se kukullat tani po mbahen në një kovë për t’u shitur në ankandin vjetor të mbledhjes së fondeve të rezervës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!