“S’kanë as 200 euro”, Kryemadhi: Djemtë shqiptarë roje në shtëpitë e barit në Angli, vajzat eskorta të bosëve të drogës

schedule17:07 - 28 Prill, 2022

schedule 17:07 - 28 Prill, 2022

Gjatë fjalës së saj në parlament kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur për të rinjtë duke e vënë theksin te përfshirja e tyre në politikë. Duke qenë se e kanë të vështirë ta bëjnë një gjë të tillë,  Kryemadhi tha ata detyrohen të shkojnë në Angli për t’u bërë rojtarë të shtëpive të barit, ndërsa vajzat eskorta të kriminelëve të drogës.

“Për tu rikthyer tek ministrja e Rinisë, Buzhaqi, më fal për mbiemrin por duhet të kuptosh një duhet të kuptosh një gjë e nderuar që një i ri të kandidojë për deputet në bazë të sondazheve dhe shoqatave që janë të lidhura me qeverinë, një partie politike i kushton 100 euro një votë. Nëse një i ri duhet të bëhet deputet, i duhet një milionë euro për të hyrë parlament. Një ri shqiptar sot nuk ka as 200 euro në xhep por i hipin kamionëve për të qenë rojtarë në shtëpitë e barit në Angli apo Spanjë apo vajzat shqiptarë për tu bërë eskorta të kriminelëve të drogës në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi.

Në fjalën e saj në Kuvend Kryemadhi u ndal tek kriza energjetike si edhe tek çështja e inceneratorëve. Ajo u shpreh se përgjegjës kryesor për krizën energjetike në vend është qeveria, duke filluar nga kryeministri Edi Rama.

Në pamje të jashtme nuk ka gjë të gabuar, por ajo që të bën përshtypje është kriza e energjisë elektrike në Shqipëri do të jenë edhe për shkak të disa procedurave që ne kemi ndjekur,, duku për shkak të papërgjegjshmërisë dhe dikur për shkak të keqmenaxhimin. përpara se të shkoja te  projektligji do diskutohej. Sot kemi një bazën të Fierzës që është i degraduar. Vendimet politike janë ata që kanë shkaktuar këtë krizë energjetike që kemi sot. Asnjë nga ne nuk di se sa është borxhi apo huatë e marrë dhe asnjë nga ne nuk  e di se çdo të ndodhë me krizën energjetike. ne në sistemin e  energjisë elektrike nuk kemi më profesionistë por militantë partie, nuk ka asgjë të keqe të ketë militantë, por duhet të jenë të mirë-arsimuar. Tani kemi edhe inceneratorët, aty ku duhet edhe vëmendja më e madhe. 26 mld dollarë janë paguar nga qeveria shqiptare për inceneratorin e Elbasanin dhe kemi prodhim. Fillimisht duhet zbardhur skema e inceneratorëve të famshëm, nëse nuk i shkojnë deri në fund do t’ju bëjnë të vidhni gjithë jetën. Për t’u kthyer te ministrja e rinisë i them se që nëse një njeri duhet të bëhet deputet i duhen 1 mln euro , por sot të rinjtë i hipin kamionëve për t’u larguar jashtë vendit.”, tha kryetarja e LSI.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!