Nga foltorja e Kuvendit Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra dhe jo etike ndaj deputeti të PD-së Edmond Spaho.
Pas një debati për Parkun e Butrintit, diskutimet kanë përfunduar edhe në rrafsh personal, ku Rama iu drejtua Saphos duke thënë se ka një rrëshqitje të thellë.
“Profesor hajde se do të dëgjoj me shumë interesa se kam parë që ke një rëshqitje të thellë në periudhën e fundit nga qëndrimi stabël i joti tek e tatëpjeta anti-amerikane. Hajde dhe unë do mundohem të të mbaj në rëshqitjen tënde të mos shkosh fare në greminë sepse në greminë do përfundoni ju po vazhduat t’i shkoni mbrapa të vdekurit që ju kujtoni se është gjallë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Por nuk vonoi as përgjigja e deputetit demokrat Spaho.
“Vetëm fjalë. Ja kalon dhe Gim Gjuzit që ka shitur minarenë e Tiranës. E dini ju thotë kush është fondacioni shqiptaro-amerikan? Se bota ka filluar me këtë. Po e dimë shumë mirë, është krijuar në ’93 madje kam qenë një nga përfaqësuesit e palës shqiptare në atë fondacion”, u kundërpërgjigj deputeti Spaho. /abcnews.al/

