“PD ka platformë bashkimi”, Bardhi: Berisha të heq dorë nga rruga e përçarjes

schedule10:53 - 28 Prill, 2022

schedule 10:53 - 28 Prill, 2022

Deputeti Gazmend Bardhi, duke folur jashtë sallës së Parlamenti është ndalur tek Kuvendi i 30 prillit i thirrur nga Sali Berisha. Bardhi është ka pasur një urim për Sali Berishën duke thënë se shpreson që ai ta kapërcejë veten dhe të mendojë për interesin e demokratëve.

Mes të tjerash Bardhi shtoi se në PD janë të njëjta figura që po tentojnë të përçajnë partinë për interesa të Sali Berishës.

“Uroj shumë që cilido të kapërcejë veten. Kemi parë akte që e kanë përçarë PD-në. Nuk është zgjidhje për demokratët por zgjidhje personale të Berishës. Uroj shumë që të ketë reflektim  që të ketë një vlerësim realisht të situatës dhe të hiqet dorë nga rruga e përçarjes së PD-së.”

“Platforma është bërë publike. Deputetët e PD janë të përgjegjshëm dhe shprehin vlerësimin e tyre për demokratët. Platforma ka zgjatur 9 orë.” tha Bardhi.

Ndërkohë sipas Gazment Bardhit PD ka një platformë bashkimi që është në fuqi, çështja është në gjykatë, presim vendimin.

“Qëndrimet nuk votohen, qëndrimet shprehen. Ka një pjesë e PD që nuk e duan Bashkimin. Merren nga institucionet statutore që të merret një vendim. Ne i kemi shprehur vendime tone si arrihet bashkimi. Secili prej deputetëve ka shprehur mendimin e tij në mbledhjen 9 orëshe përpara 52 anëtarëve të PD. Ai qëndrim u shpreh publikisht më pas. Nëse dikush kërkon të ktheje në karagjoz deputetët, kjo është zgjedhja. Alibeaj e shprehi se secili deputet ka pasur propozime shtesë dhe askush nuk është tërhequr. Cdo deputet, edhe unë kam pasur pika. Pra kanë pasur 32 deputetët qëndrim.”

“Forumet mblidhen kur  është e nevojshme. Ka pasur një vendim të kryesisë së PD-së që në të njëjtën linjë me Grupin Parlamentar dhe para se të dilte vendimi i shkallës së parë dhe ka mbajtur qëndrim konkret. Thirrja është refuzuar nga pjesa që kërkon zvogëlimin e PD dhe mban për interesa të një individi” tha Alibeaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!