Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, rritet nafta dhe benzina

schedule16:18 - 27 Prill, 2022

schedule 16:18 - 27 Prill, 2022

Çmimet e karburanteve në vendin tonë kanë pësuar sërish rritje krahasuar me një ditë më parë. Nga vendimi i marrë ditën e mërkurë nga Bordi i Transparencës ku vendosi që një litër naftë të shitet me 233 lekë, nga 226lekë për litër që ishte më parë.

Çmimi i benzinës është rritur në 213 lekë për litër nga 206 lekë që ishte më parë. Ndërsa çmimi i gazit të lëngshëm është vendosur në 104 lekë për litër .

Vendimi i Bordit të Transparencës datë  27.4.2022

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 27 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ,  Bordi vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 27.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

221 Lekë/litri për gazoilin;

201 Lekë/litri për benzinën;

92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 27.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

233 Lekë/litri për gazoilin;

213 Lekë/litri për benzinën;

104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 27.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

/Abcnews.al/