“Vazhdojnë sulmet në fabrikën e çelikut në Mariupol”

schedule15:11 - 27 Prill, 2022

schedule 15:11 - 27 Prill, 2022

Forcat ruse po vazhdojnë të sulmojnë fabrikën e çelikut Azovstal, ku janë strehuar ushtarët dhe civilët ukrainas, sipas këshilltarit  të kryebashkiakut të qytetit, sipas BBC.

Gjatë një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, Putin këmbënguli se operacioni ushtarak i Rusisë në qytet kishte përfunduar dhe civilët mund të largoheshin nga zona në çdo kohë.

Por këtë mëngjes, Petro Andryushchenko, këshilltari i kryebashkiakut të Mariupolit, tha se nuk ishte arritur asnjë marrëveshje për hapjen e korridoreve humanitare  dhe se forcat ruse vazhdonin sulmet.

Hapja e korridoreve humanitare ka dështuar vazhdimisht për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!