Rusia ndërpreu gazin për Poloninë dhe Bullgarinë, euro shënon ulje rekord kundrejt dollarit

schedule13:48 - 27 Prill, 2022

schedule 13:48 - 27 Prill, 2022

Euro ka shënuar rënien më të madhe në 5 vite kundrejt dollarit amerikan pasi Rusia tha se do të ndërpriste furnizimin me gaz në Poloni dhe Bullgari, sipas skynews.

Vlera e euros ra në 1,0586 dollarë – hera e parë në pesë vite që ka rënë nën 1,06 dollarë. Monedha ka rënë me më shumë se 4% deri më tani dhe po shkon drejt rënies më të madhe të vlerës në më shumë se shtatë vite.

Pasiguria në Ukrainë ka bërë që tregtarët të heqin dorë nga euro në favor të dollarit, i cili është më i sigurt.

/abcnews.al