Makina të zeza dhe të shrenjta shihen në videon e policisë e cila ka bërë një përmbledhje të masave që ka marrë ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat gjatë javës që lamë pas.
“Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 2 shtetas, si dhe është proceduar penalisht 1 tjetër për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, thotë policia.
Gjithashtu, siç njofton policia janë pezulluar 7 leje drejtimi, nga të cilat: 2 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe 5 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Janë vendosur 1186 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:
– 835 masa për tejkalim shpejtësie;
– 33 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 10 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 27 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 68 masa për parakalime të gabuara;
– 45 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 15 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 153 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
/abcnews.al

