Mario Balotelli është i gatshëm të bëjë një transferim në Argjentinë, në një klub të madh që i ka tifozët e çmendur.
Sulmuesi italian e ka shprehur këtë teksa bisedonte në “Twitch” me Sergio Aguero, pas ndeshjes Manchester City-Real Madrid.
“Boca më pëlqen, më ka pëlqyer gjithnjë të luaj atje. Të gjithë fëmijët janë rritur me mitin e Maradonës dhe të Riquelme (tani zëvendëspresident te klubi argjentinas).
E njoh Boca Juniors falë tyre. Kam thënë gjithmonë se herët a vonë do të shkoj të luaj atje. Nëse më thërret Roman, do të shkojë”, është shprehur Balotelli. / abcnews.al