Ministrja e Jashtme e Britanisë, Elizabeth Truss pritet t’u bëjë thirrje aleatëve të Ukrainës që të “rrisin” ndihmën ushtarake për Ukrainën, përfshirë avionët dhe tanket, shkruan The Guardian.
Në fjalimin e saj, të quajtur “qasje e re”, Truss tha se do të bazohet në tre fusha: fuqia ushtarake, siguria ekonomike dhe aleancat më të thella globale.
Russia has brought barbarity and devastation to Ukraine. I told @HouseofCommons that the UK must do everything we can to ensure Putin loses. pic.twitter.com/OhyJBlK5AK
— Liz Truss (@trussliz) April 26, 2022
“Ne nuk mund të jemi të vetëkënaqur – fati i Ukrainës është ende i rrezikuar”, tha Truss.
“Fitorja e Rusisë do të kishte “pasoja të tmerrshme në të gjithë globin. Ne duhet të jemi të përgatitur për një afat të gjatë dhe të dyfishojmë mbështetjen tonë për Ukrainën. Arkitektura që ishte projektuar për të garantuar paqen dhe prosperitetin ka dështuar. Ne gjithashtu duhet të jemi të bashkuar për të penguar agresorët,” tha Truss.
Truss gjithashtu do të bëjë thirrje që “kombet e lira” të jenë “më të sigurta dhe më me vetëbesim.
/abcnews.al