Dy ekzekutorët me pagesë të bosit grek të mafies, Giannis Skaftourou, janë kapur nga kamerat e sigurisë duke u larguar me një motor pas atentatit.
Sipas burimeve, këta persona kanë hapur zjarr në oborrin e shtëpisë së Skaftouros dhe për pasojë ai ka humbur jetën. Nga plumbat kanë mbetur të plagosur edhe vajza e tij me vjehrrin.
Autorët më pas e kanë braktisur motoçikletën me të cilën u arratisën, shkruan protothema,gr.
Ajo rezulton të jetë e vjedhur në vitin 2019 në zonën e Aspropirgos dhe është një motor 1200 metër kub.
Sipas një dëshmitari i cili ka parë të gjithë ngjarjen autorët e vrasjes flisnin rrjedhshëm greqisht, ishin me gjatësi mesatare, mbanin rroba të zeza dhe helmeta të zeza, ndërsa brenda helmetave mbanin të veshur kapuçë për të mos treguar tiparet e fytyrës së tyre.
Lexo edhe: “Ai e kuptoi se po shkonin për ta vrarë”, dëshmitari tregon se si u ekzekutua bosi i mafies greke
Giannis Skaftourou kishte frikë për një atentat të mundshëm prandaj ai kishte punësuar truproja dhe lëvizte shumë pak.
Analistët e sigurisë po përpiqen ta deshifrojnë për të zgjidhur enigmën e vrasjes së tij.
Policia është në kërkim të të gjitha çështjeve pezull që ka pasur Giannis Skaftouros vitet e fundit pas lirimit, në mënyrë që përmes detajeve të gjejnë fundin e fillit dhe të arrijnë tek vrasësit e tij.
Hetimet
Në të njëjtën kohë, me anë të dëshmive dhe kamerave, autoritetet po përpiqen të zbulojnë rrugën që kanë ndjekur vrasësit, të cilët u punësuan për të ekzekutuar Giannis Skaftouros në ditën e dytë të Pashkëve.
Në fakt, informacione absolutisht të vlefshme thonë se autorët kanë vëzhguar nga afër për 3-4 ditë të gjitha lëvizjet e 55-vjeçarit përpara se të kalonin në fazën përfundimtare të planit të përgjakshëm./abcnews.al/