Sulmet në rajonin e kontrolluar nga separatistët rusë, Moldavia rrit masat e sigurisë

schedule17:29 - 26 Prill, 2022

schedule 17:29 - 26 Prill, 2022

Moldavia ka rritur masat e sigurisë pas një sërë shpërthimesh në rajonin separatist të Transnistrisë, që mbështetet nga Rusia.

Presidentja e Moldavisë Maia Sandu u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë pas një sërë shpërthimesh në zonën në kufi me Ukrainën, që sollën frikën e një përhapjeje nga konflikti me Rusinë.

Duke folur pas një takimi të Këshillit të Lartë të Sigurimit të Moldavisë, Sandu ia atribuoi shpërthimet “ndryshimeve të brendshme midis grupeve të ndryshme në Transnistria që kanë interes në destabilizimin e situatës”.

Këshilli rekomandoi që agjencitë shtetërore të rrisin patrullimet pranë zonës me Transnistrinë dhe kontrollet e sigurisë në infrastrukturën kritike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!