Rusia kërcënon me sulm vendet e NATO-s, por a mundet?

schedule15:19 - 26 Prill, 2022

schedule 15:19 - 26 Prill, 2022

Nëse qeveria britanike e konsideron legjitime që Kievi të përdorë armë të marra nga Perëndimi atëherë edhe Moska mund ta konsiderojë legjitime të godasë vendet e NATO-s.

Ka qenë kjo deklarata që ka bërë së fundmi ministria e Jashtme ruse, sipas të cilës me armët e marra nga Perëndimi, Ukraina është duke goditur linjat e furnizimit të Moskës, në territor rus.

Dhe, sipas tyre, në mënyrë që të limitojë humbjen dhe shkatërrimin Rusia mund ta konsiderojë të legjitime të shënjestrojë “në thellësi në linjat e furnizimit të Ukrainës” deri në “ato vende që transferojnë armë në Ukrainë” të cilat gjithashtu prodhojnë “vdekje dhe shkatërrim”.

Deklarata u bë në një postim në Facebook nga Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, si përgjigje ndaj deklaratave të bëra nga zëvendësministri britanik i Mbrojtjes, James Heappey. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!