Sherr me grushte në “ish-Bllok”, pastaj rrahën edhe policët, shpallen në kërkim dy djemtë e Tom Doshit

schedule10:36 - 26 Prill, 2022

schedule 10:36 - 26 Prill, 2022

Dy djemtë e ish-deputetit Tom Doshi janë shpallur nga kërkim nga policia pasi kanë rrahur një punonjës policie në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ismail Qemali” në zonën e ish-Bllokut, ku fillimisht e dy djemtë e tij janë konfliktuar me një person. Pak minuta më pas në vendin e ngjarjes kanë ardhur disa efektivë policie, të cilët sipas bluve të Tiranës kanë kërkuar sqarimin e rrethanave të ngjarjes, por edhe pas kësaj, dy djemtë e ish-deputetit, Markos dhe James Doshi kanë filluar të godasin edhe policët duke iu shkaktuar dëmtime fizike.

Lexo edhe: DËSHMIA/ Në kërkim nga policia, djemtë e Tom Doshit u konfliktuan në “ish-Bllok” pas sherrit në rrjetet sociale

Bashkë me ta ishte edhe një persona tjetër që është kapur nga policia, ndërsa Markos dhe James Doshi kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke u shpallur në kërkim.

Tashmë ata akuzohen për një mori akuzash si “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Policia njofton:

Shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. S., 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pranga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre. /abcnews.al