Ditën e hënë ndodhi një plagosje në qytetin e Pogradecit, pas një konflikti mes 3 të rinjve. I plagosur mbeti Joan Muçllari, ndërsa autorët ishin Firdeus Berberi dhe Greis Maxhari.
Firdeus Berberi është djali i Ilir Berberit, i cili u akuzua dy vite më parë për sulm me armë ne hotel “Voloreka” në pronësi të babait të Joanit, Jetmir Muçllarit, por që tashmë kjo akuzë ka rënë.
Lexo edhe: FOTO/ Ky është Firdeus Berberi, personi që plagosi Joan Muçllarin
Burime për Abc bëjnë me dije se Iliri Berberi nuk është më i akuzuar për ngjarjen tek Hotel Voloreka. Ai është dënuar vetëm për armëmbajtje pa leje, pasi në kohën që u arrestua I fshehur në një çadër në pyllin e Vërdovës ju gjet dhe një pistoletë.
Lexo edhe:EMRAT/ I “forti” i Pogradecit në burg, i biri merr pistoletën dhe tenton të vrasë “hasmin”
Për ngjarjen e 8 gushtit 2020 veç Ilir Berberit u arrestuan Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Në fillim të vitit 2020 Mariglen Topuzi u akuzua për djegien e makinës së Joan Muçllarit.
Në shkurt u mbajt dhe seanca gjyqësore në Gjykatën e Pogradecit dhe dyshohet se Ilir Berberi bashkë me djalin e tij, Firdeusin, Medar Berberin dhe Xhuljano Topuzi, vëllain e Mariglen Topuzi kërcënuan dëshmitarin Jetmir Muçllari, të atin e Joanit, i cili do dëshmonte kundër Mariglen Topuzit.
Policia arrestoi Ilir Berberi, Firdeus Berberi, Meard Berberi dhe Xhuljano Topuzi për akuzën e “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo shërbim publik” e kryer në bashkëpunim dhe “Kanosjes për të mos dëshmuar” e kryer në bashkëpunim.
Aso kohe Gjykata e Pogradecit caktoi masën e arrestit në burg për Xhuljano Topuzin dhe arrest shtëpie për Firdeus Berberin. Ndërsa u lanë të lirë Meard Berberi dhe Ilir Berberi.
Lexo edhe:EMRAT/ I “forti” i Pogradecit në burg, i biri merr pistoletën dhe tenton të vrasë “hasmin”
/Abcnews.al/