Vrasja e bosit të mafies greke, gjendet motori i autorëve

schedule18:43 - 25 Prill, 2022

schedule 18:43 - 25 Prill, 2022

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e bosit të mafies greke, i cili u vra në shtëpinë e tij nga bosët më të mëdhenj të krimit në Greqi.

Giannis Skaftouros, 55-vjeç u vra mesditën e sotme në sy të familjes së tij.

Televizioni shtetëror grek raporton se autoritetet kanë gjetur motorin e   autorëve që kryen atentatin  ndaj 55-vjeçarit.

Sipas ERT  njëri prej 2 motorëve ka pasur defekt gjatë arratisjes, e për pasojë 2 prej autorëve janë detyruar ta braktisin mjetin në mes të rrugës dhe të largohen.

Sipas informacioneve paraprake autorët ishin katër persona që po lëviznin me dy motorë.

Ata ndaluan pranë shtëpisë dhe dy prej tyre të veshur me maska hynë në oborrin e shtëpisë ku ndodhej 55-vjeçari me rreth 10 të afërmit dhe miqtë dhe kanë qëlluar disa herë me kallashnikov.

Lexo edhe: “Ai e kuptoi se po shkonin për ta vrarë”, dëshmitari tregon se si u ekzekutua bosi i mafies greke

Nga plumbat mbeti i plagosur për vdekje 55-vjeçari, ndërsa vajza e tij 22-vjeçare u plagos lehtë dhe u transportua në spitalin “Attikon”.

Gjithashtu plumbave nuk i shpëtoi as krushku i tij 45-vjeçar , i cili po merr trajtim mjekësor në spital.

Në vendngjarje u gjetën mbi 15 gëzhoja kallashnikov dhe një gëzhojë 9 mm.

Giannis Skaftouras konsiderohet si një nga bosat e vjetër të fundit të mafies grek

Lexo edhe: U ekzekutua me 15 plumba, kush ishte bosi i natës që u vra në sy të familjes në Greqi?

Me me një biografi të mbushur në botën e krimeve, pasi njihet nga policia për shkelje të rënda penale, përfshirje në vrasje dhe rrëmbimin e Perikli Panagopoulos pronar anijesh.

Emri i bosit 55-vjeçar është përfshirë gjithashtu në procese gjyqësore me kriminel bandash të natës, për shantazh, zjarrvënie dhe vepra të tjera të rënda. Në verën e vitit 2018, teksa ndodhej në burgun e Koridalos, ai u sulmua me thikë nga anëtarë të mafies shqiptare.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm, por arriti t’i shpëtonte dhe doli nga burgu 3.5 vite më parë./abcnews.al/