Merkatoja e verës mund të jetë i rëndësishëm për Interi, veëanërisht në repartin e sulmit.
Sipas “Tuttosport”, janë të paktë ata që kanë sigurinë e qëndrimit në ekip. E ardhmja e Lautaros varet nga ofertat, ku zikaltërit ulen në tavolinë vetëm me ndonjë shifër prej 80 milionë euro.
Alexis Sanchez do të largohet dhe kështu Interi do të lirohet nga paga e tij e lartë. Caicedo nuk do të blihet, pasi ai ka ardhur me huazim. Dzeko dhe Correa shpëtojnë, të dy sulmuesit bëjnë pjesë në planet e Inzaghit.
Pinamonti, Esposito dhe Satriano priten të huazohen përsëri pasi të kthehen nga ekipet e tyre aktuale.
Më pas Interi ka vendosur në planë të parë tre sulmues të cilët preferohen shumë. Emri i parë është ai i Gianluca Scamacca i Sasuolos, i cili cilësohet si një investim i mirë për të tashmen dhe për të ardhmen. Negociatat me Paulo Dybala vazhdojnë, ku Marotta është duke punuar në qetësi për të marrë një sulmues të kalibrit të lartë me parametra zero në fund të sezonit.
Dhe emri i fundit është ai i Marcus Thuram, sulmuesi i M’Gladbach që Interi ka qënë i interesuar edhe verën e kaluar./ h.ll/abcnews.al