I biri sot kërkoi hakmarrje, kush është “Lili i Rrushkës”, i forti i Pogradecit që vendoste gjoba

schedule17:09 - 25 Prill, 2022

schedule 17:09 - 25 Prill, 2022

Ditën e hënë ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë në Pogradec, e cila ka rikthyer konfliktin e nisur dy vite më parë.

Fierdeus Berberi dhe Greis Maxhari, kanë plagosur me armë Joan Muçllarin pranë hotel “Kalasë” në Pogradec.

Firdeus Berberi është djali i Ilir Berberit, i cili dy vite më parë akuzohej se qëlloi ndaj hotel “Volorekës” në tentativë për të vrarë babain e të plagosurit të ditës së sotme, Joanit, Jetmir Muçllarin.

Atentati ndaj Muçllarit në vitin 2020 erdhi pasi ai nuk i kishte paguar “gjobën” Berberit i cili njihej si një nga të fortët e qytetit.

Kush është Ilir Berberi, i njohur ndryshe dhe si “Lili i Rrushkës”?

Ilir Berberi një nga të arrestuarit nga RENEA në vitin 2020, pasi akuzohej se kishte qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të hotel “Voloreka” në kulmin e sezonit turistik, pasi donte të vriste Jetmir Muçllarin, njiohet si një person mjaft i rrezikshëm.

Berberi ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale.

Lexo edhe: Dyshohet si organizator i ngjarjes në Tushemisht, kush është Ilir Berberi, u kap nga RENEA mes maleve

Ilir Berberi ka qenë i dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në Pogradec njihet si “Lili i Rrushkës”, ndërsa është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.

52-vjeçari  ishte edhe një nga personat e shpallur në kërkim për sulmin me armë që u bë më 9 gusht 202 hotel Voloreka në Pogradec, ku u qëlluan makinat e parkuara në hotel dhe po ashtu edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari.

Po ashtu për ngjarjen në Tushemisht në vitin 2020 u arrestuan edhe Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia si dhe Mariglen Topuzi.

Ngjarja e e ditës së hënë

Pa kaluar ende dy vite nga atentati i dy viteve më parë, firdeus Berberi, djali i të forti të Pogradecit, në shenjë hakmarrjeje për babain e tij në burg, ka qëlluar me kallashnikov mbi Joan Muçllarin, djalin e Jetmir Muçllari.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!