Ministri i Brendshëm Çek: “Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE”

schedule13:20 - 8 Prill, 2019

schedule 13:20 - 8 Prill, 2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij Çek, Jan Hamáček.

Në fjalën e tij Lleshaj tha se:

Konfirmojmë angazhimin tonë në luftën ndaj krimit dhe plotësimin e të gjithë kërkesave e reformave që çojnë në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Integrimi në Bashkimin Evropian është jetike për shqiptarët por edhe për vetë BE-në. Falënderoj Ministrin çek për mbështetjen e tij dhe theksoj se do të intensifikojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, përmes shkëmbimit të informacionit, e në shumë fusha të tjera”

Ndërkohë Ministri i Brendshëm Çek, Jan Hamáček, ka theksuar mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Ju falënderoj për mikpritjen, kam dëshirë të them se marrëdhëniet tona janë të mira. Jam i gatshëm të vendos firmën time kudo, dhe t’ju siguroj për mbështetjen time në rrugëtimin tuaj drejt BE. Bashkëpunimi ynë është një lajm i mirë për të gjithë”- theksoi Hamáček./abcnews.al