Virusi i ri, mjeku grek: Do të kemi 5-10 raste të rënda të hepatitit akut tek fëmijët në Greqi

schedule12:50 - 25 Prill, 2022

schedule 12:50 - 25 Prill, 2022

Epidemiologu grek ja dhënë detaje në lidhje me virusin e përhapur kryesisht tek fëmijët së fundmi.

Profesori i epidemiologjisë dhe anëtari i Komisionit të Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë, Gikas Majorkinis  është shprehur se në Greqi nuk do të ketë një numër të madh rastesh të hepatitit akut tek fëmijët, duke shtuar se nga të prekurit 5-10 raste do të regjistrohen në gjendje të rëndë.

Në fakt, ai e përshkroi si jashtëzakonisht të vështirë kufizimin e përhapjes së hepatitit , duke theksuar se ka shumë raste në shumë vende që nuk janë të ndërlidhura.

Ja shumë raste që janë pak a shumë “jetimë”, që do të thotë ose se është një përhapje e gjerë, ose është një virus që qarkullon prej shumë vitesh. Fakti që nuk e kemi parë tek fëmijët vitet e fundit ndoshta është për faktin se kemi pasur karantinë”.

Lidhur me shkaqet e formës së re të hepatitit, ai tha se deri më tani jemi vetëm duke bërë supozime, por ka vlerësuar se arsyeja që shohim raste tek fëmijët në këtë kohë është kryesisht për faktin se hepatiti në vitet e kaluara ka prekur të rriturit, të cilët kanë fituar imunitet.

“Nëse është adenovirusi 41, është jashtëzakonisht i vështirë ta reduktosh, pasi është edhe më ngjitës se koronavirusi”, ka thënë eksperti.

Duke iu referuar pandemisë së koronavirusit, Majorkinis vlerësoi se në periudhën e ardhshme do të shkojmë ose në një nivel infeksionesh, ose në një rritje të vogël, megjithatë nuk do të ketë shpërthim të virusit që mund të shkaktojë probleme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!