Këto fotografi paraqesin një skenë të jashtëzakonshme në Norvegji, ku aktivistët e Greenpeace po bllokojnë një cisternë të madhe nafte ruse nga ankorimi.
“Ust Luga” po përpiqet të dërgojë naftë ruse në Asgardstrand, Norvegji, ndërsa pushtimi i Ukrainës vazhdon prej 61 ditësh.
Norvegjia ka vendosur sanksione kundër Rusisë në përgjigje të luftës dhe konfirmoi në mars se do të ndalonte tregtimin e naftës ruse.
Në ditën e 61 të luftës bombardimet ruse po vazhdojnë në lindje të Ukrainës, duke shënuar vdekje masive.
/abcnews.al