Xhirimet e filmit “Being Mortal” janë pezulluar pas një ankese të bërë javën e kaluar kundër aktorit Bill Murray, duke e akuzuar për “sjellje të papërshtatshme”. Page Six citon burime, të cilët janë shprehur se Murray kishte treguar sjellje të pahijshme me gratë gjatë xhirimeve.
“Ai ishte shumë i afërt, i vinte një krah një gruaje, i preku flokët, i tërhiqte flokët por gjithmonë në një mënyrë qesharake. Të gjithë e duan Bill-in, por megjithëse sjellja e tij nuk është e paligjshme, disa gra u ndjenë në siklet dhe ai e kaloi kufirin.”, tha burimi.
Ekipi i xhirimit ka marrë një letër për pezullimin e filmit. “Ne e dimë që të gjithë jeni të shqetësuar për vonesat e fundit në prodhim dhe dëshironi t’ju japim një përditësim.Në fund të javës së kaluar, ne u njoftuam për një ankesë dhe e shikuam menjëherë.
Pas shqyrtimit të rrethanave, është vendosur që prodhimi nuk mund të vazhdojë në këtë moment. Ne jemi vërtet mirënjohës për të gjithë ju për gjithçka që jeni në këtë projekt.”, thuhet në letër. /abcnews.al