OSBE bën thirrje për lirimin e katër zyrtarëve të saj në Ukrainën lindore

schedule12:21 - 25 Prill, 2022

schedule 12:21 - 25 Prill, 2022

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të katër anëtarëve të Misionit Special të Monitorimit (SMM) në Ukrainë, të cilët janë ndaluar në Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën Lindore, sipas CNN.

“Arrestimi i anëtarëve të misionit kombëtar SMM në Donetsk dhe Luhansk është i papranueshëm dhe ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre,” tha në një deklaratë kryetarja e OSBE-së dhe Ministri i Jashtëm polak Zbigniew Rau.

Të hënën, një zëdhënës i OSBE-së tha për CNN se “ende po punonin për të siguruar lirimin e stafit të tyre”. Misioni Special i Monitorimit (SMM) është një divizion civil i paarmatosur i OSBE-së, i cili ka për detyrë të vëzhgojë dhe raportojë mbi zonat e konfliktit.

Misioni u zhvillua në Ukrainë që nga viti 2014 me kërkesë të qeverisë, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe shpërthimit të konfliktit në rajonin e Donbasit. Më 31 mars, mandati i SMM në Ukrainë skadoi pasi Rusia, e cila është një nga 57 shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, bllokoi zgjatjen e tij.

Misioni Special i Monitorimit ka operuar me një kapacitet administrativ në Ukrainë për të garantuar sigurinë e stafit të saj që nga 1 prilli, por OSBE ka vazhduar të raportojë për shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga forcat ruse.

/abcnews.al