Pedagogu Klodian Skrame thotë se tërmeti i fuqishëm që goditi Bosnjën nuk duhet të sjellë shqetësim për qytetarët e vendit tonë. Në një intervistë për ABC Live, sizmiologu thotë se epiqendra këtë herë ishte larg dhe nuk ka rrezik.
Sipas tij ajo që duhet të në shqetësojë vazhdimisht është kushto teknik i ndërtimeve.
“Janë tërmete që janë larg nga ne dhe nuk duhet të preokupohemi. Është e rëndësishme efekti lokal. I gjithë problemi kthehet te një çështje që është kushti teknik shqiptar.
Problem i pasgoditjeve është se asnjëherë nuk jemi të sigurt nëse kemi të bëjmë me pasgoditje apo jo. Pasgoditjet mund të zgjasin me muaj apo edhe vite. Analiza shtrihet në kohë. Nëse goditja kryesore ka qenë tërmet i madh, me kalimin e kohës vjen në shuarje.
Ajo që shihet nuk është magnituda. Nuk na intereson sa i madh do të jetë tërmeti. Në momentin që godinat tona i kemi të projektuara në mënyrë antisizmike siç duhet nuk ka problem të frikësohemi. Duhet të jemi të bindur se Shqipëria është zonë sizmike”, thotë ai.
Pedagogu vlerëson se një nga problemet që haset është se qytetarët shqiptarë janë të painformuar për tërmetet dhe kjo lidhet me ndjenjën e frikës. Skrame thotë se tërmeti i fuqishëm i dy viteve më parë nuk na i ka mësuar të gjitha.
“Ne jemi më të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni, kohët e fundit. Ndjesia e frikës është edhe nga mosinformimi. Nuk jemi të përgatitur si qytetarë për këto fenomene. Ne akoma, nuk dimë si të sillemi ndaj një tërmeti. Gjëja e parë që do bënin është se do merrnin shkallët dhe do zbrisnin që është gjëja më e keqe.
Ky tërmet nuk na i ka mësuar të gjitha. Për një shqiptar shtëpia është gjëja më e rëndësishme”, thotë ai.
Pedagogu bën të ditur se Shqipëria i monitoron tërmetet, ekspertët e dinë se ku do të bien, por ajo që nuk mund të mësohet për shkak të mungesës së aparaturës përkatëse është se cila është zona më brishtë.
“Harta se ku ndodhen tërmetet i kemi. Kemi edhe monitorimin e tërmeteve. Disi kemi informacion edhe pse me shumë boshllëqe. Ajo që nuk kemi është efekti që këto tërmete kanë në zonat e banuara. Ne i dimë pak a shumë ku do na bien tërmetet, por nuk dimë se kush është zona më e brishtë e një qyteti”, tha ai. /abcnews.al