Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inteligjenca britanike: Rusia po planifikon referendum në Kherson

schedule09:09 - 25 Prill, 2022

schedule 09:09 - 25 Prill, 2022

Rusia po planifikon një referendum në qytetin jugor të Khersonit, sipas një raporti nga ministria britanike e Mbrojtjes.

Sipas inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar, kjo do të kishte për qëllim “justifikimin e pushtimit” të qytetit, i cili është e vetmja zonë e madhe që Rusia ka arritur të kapë.

Megjithatë, disa zona rreth Khersonit janë rimarrë nga trupat ukrainase.

“Qyteti është kyç për objektivin e Rusisë për të krijuar një urë tokësore në Krime dhe për të dominuar Ukrainën jugore.

“Rusia më parë mbajti një referendum të paligjshëm për pranimin e Krimesë në Federatën Ruse në vitin 2014 për të justifikuar në mënyrë retrospektive pushtimin e Gadishullit”, thuhet në deklaratë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!