Një shpërthim tritoli raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Fushë-Krujë. Burime paraprake për ABC News thonë se një sasi lëndë shpërthyese i është vendosur një makinë, e cila ndodhej e parkuar në oborrin e një shtëpie.
Nga shpërthimi raportohet se ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Më datë 07.04.2019, rreth orës 21:40, në lagjen Delvina, Fushë Krujë, automjetit në pronësi të shtetasit V.X.,63 vjeç ,banues në Fushë Krujë, dyshohet ti jetë vendosur një sasi e vogël lëndë plasese, ku si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale . Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al