Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka përgëzuar Presidentin e Francës, Emmanuel Macron pasi sondazhet e para të Exit Poll-eve nxorën atë fitues.
Sipas sondazhit të Ipsos, Maccron mori 58.2 % të votave, ndërsa kundërshtarja e tij, Marine Le Pen, mori 41.8% te votave.
Lexo edhe: Exit Poll: Macron mund Le Pen në zgjedhjet presidenciale
“Përgëzime Emmanuel Macron për mandatin e dytë! Një fitore e rëndësishme e progresistëve dhe e Europës së Bashkuar. Kundër ekstremizmit dhe së djathtës ekstreme’, shkruan Balla në Faccebook.
Sipas medieve franceze këto ishin zgjedhjet me shkallën më të lartë të abstenimit në vend në 50 vjet./abcnews.al/