“Që kur kam ardhur këtu, po mundohemi të luajmë futboll, por jemi penalizuar nga gabime individuale. Më vjen keq për lojtarët që po punojmë mirë, por nuk po arrijmë të marrin kënaqësinë e rezultatit”, do të niste deklaratën Rodolfo Vanoli, pas humbjes minimale me Teutën në “Elbasan Arena”.
Tekniku i bluve habit me deklaratën e tij, aspo shprehet se ka ardhur te Dinamo me një projekt afatgjatë dhe se ndjen keqardhje që nuk po arrin të marri rezultate, pasi lojtarët po paraqiten mirë në fushë.
Besimi te mbijetesa: “Unë do të besoj derisa matematika të na e lejojë, më vjen keq për kartonin e kuq të Mija, edhe mund të evitohej, sepse ishte për të verdhë. Do të vazhdojmë të përpiqemi me seriozitet, siç kemi bërë deri tani, është më se normale që lojtarët e rinj përballen me këto gabime.”
Ecuria negative e Dinamos: “Mendoj se i dija vështirësitë që do të hasja, shpresoja dhe besoj se mund ta shpëtoj, por kam ardhur këtu sepse ka qenë diskutimi për një projekt afatgjatë. Për momentin negativ është vetëm rezultati. Ekipi po luan dhe po përballet mirë me të gjitha skuadrat. E vetmja keqardhje është për klubin dhe lojtarët. Nuk më ka ndodhur kurrë në karrierë, por është një mësim edhe për mua.” /f.a/abcnews.al