Rrëqeth babai i 4 fëmijëve: Gruaja 65 ditë në reanimacion, unë flija në pemë pranë spitalit

schedule21:26 - 23 Prill, 2022

schedule 21:26 - 23 Prill, 2022

Babai i 4 djemve, Xhavit Llukaj, i tregoi emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” se pasi e shoqja u përplas nga makina, kaloi ditët më të errëta të jetës në oborrin e spitalit ushtarak të Tiranës.

E shoqja, Valbona, qëndroi për 65 ditë në reanimacion, mes jetës e vdekjes. Xhaviti ndërkohë për ato mëse dy muaj, nuk e braktisi për asnjë moment të shoqen, duke fjetur natën në një pemë pranë oborrit të spitalit ushtarak të Tiranës.

“Zoti më dha forcë dhe arritëm në spital. Ime shoqe se, qëndroi për 65 ditë në reanimacion… unë flija në një pemë që ndodhte jashtë spitalit ushtarak të Tiranës.”-tregoi me zërin e dridhur Xhaviti.

Pas 65 ditësh e netësh të errëta, Xhaviti u përball me lajmin tjetër të kobshëm. Valbona u nxorr nga reanimacioni, por sytë nuk i hapi. Ishte ende në koma.

Për të ndjekur më shumë nga rrëfimi i babait të 4 fëmijëve, klikoni në linkun e mëposhtëm: