Nga emisioni Vetting:
Aurel Kodheli është një sipërmarrës i ri nga fshati Suku i Beratit. Prej katër vitesh Aureli është në përpjekje për të konsoliduar biznesin e tij si fermer përmes ndërtimit të serave në këtë fshat. Aureli ka përfunduar studimet Baçelor dhe Master për gazetari por ai e braktisi pasionin e tij dhe iu kthye fshatit i nxitur nga dëshira për të investuar në fshatin e tij.
I riu nga Berati braktisi profesionin për të cilin kishte investuar pesë vite studime dhe u kthye në fshat për tu angazhuar me bujqësi. Ishte i bindur se do ta kishte mbështetjen e premtuar nga institucionet shtetërore.
Bashkë me familjarët e tij, Aureli punon pa pushim në serë për shkak të mungesës së punëtorëve por edhe pamundësisë për ti paguar ata.
Asnjë subvencion , asnjë ndihme asnjë prani të institucioneve në serën e tij për pesë vite.
Historia e Aurelit është prova që na dëshmon se premtimet për mbështetjen e të rinjve janë veçse propagandë, ashtu si dhe premtimet për mbështetjen e fermerëve. I riu nga Berati thotë se ky është viti i fundit që i mbolli serat sepse vitin që vjen ka vendosur të marrë të njëjtën rrugë si bashkëmoshatarët, të niset drejt emigracionit.
Eksperti i bujqësisë Agim Rrapaj vëren se mbështetja për të rinjtë është e papërfillshme. Institucionet shtetërore sipas tij mungojnë në këtë rol ndërkohë që nuk po ndjekin dot as përvojën e organizatave të huaja të angazhuara për mbështetjen e të rinjve shqiptarë për zhvillimin e biznesit të bujqësisë.
Gjatë vitit 2021, Bujqësia shënoi rritjen më të ulët në krahasim me sektorët e tjerë me 0.28%. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2021 ritmet e rritjes në sektorin e bujqësisë ishin më të ulëtat në 24 vite qysh prej vitit 1997). Eksperti bujqësisë Agim Rrapaj e ndan në dy kategori arsyet.
Sektori i Bujqësisë në Shqipëri është kontribuesi më i rëndësishëm në ekonomi me pothuajse 20 % të totalit të Produktit të Brendshëm Bruto. Buxheti shtetit për vitin 2022 i akordoi bujqësisë vetëm 2%. Eksperti i bujqësisë thotë se arsyeja kryesore është paketa fiskale. Ai thotë se politikat e qeverisë nuk i qasen nevojës së fermerëve për mbështetje dhe zhvillimit të bujqësisë.
Sipas skemës së mbështetjes direkte për bujqësinë, qeveria jep vetëm 26 milion euro ose 0.05% të buxhetit të shtetit. një shumë që fermerët as që e dinë se ekziston. Për ekspertët është qesharake
Këtë vit, situate në fermat e Shqipërisë është vështirësuar së tepërmi për shkak të rritjes së karburanteve, kriza që vjen për shkak të luftës në Ukrainë. Vetting ka udhëtuar në disa zona të Shqipërisë ku janë të përqendruara fermat bujqësore e ku fermerët të cilët tregojnë vështirësitë
Për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve ka fermerë që i janë kthyer parmendës. Është fjala për fermerë që kanë sipërfaqe të vogël arash përmes të cilave ata sigurojnë jetesën për vete dhe familjen e tyre.
Duket se jemi kthyer 100 vjet pas më këto pamje të këtyre bujqve në Pustec në Korçë. Në të vërtetë këto imazhe janë xhiruar pranverën e këtij viti.
Ekonomia bujqësore e Shqipërisë është në masën 80% informale, kësaj problematike serioze I shtohet edhe teknologjia e prapambetur. Mekanizimi I bujqësisë sipas standardeve sipas ekspertëve është imediatë por situate në terren është dramatike.
Ka fermerë që kanë falimentuar, të tjerë që i kanë shitur ose dhënë me qira për ti shpëtuar falimentit.
Rritja e çmimit të plehrave që nevojiten për bujqësinë është një tjetër shkak që ka rritur kostot e punës në arë. Fermerët ndjehen të braktisur nga institucionet shtetërore të cilat sipas tyre nuk monitorojnë çmimet e produkteve bujqësore.
Braktisja e qeverisë është bërë shpesh çështje debate në parlament. Ka deputet edhe të mazhorancës që lëshojnë kritika gati akuza për mungesën e vëmendjes ndaj sektorit të bujqësisë.
Megjithatë, drejtuesit e bujqësisë dhe institucioneve të ekonomisë thonë se situate është nën kontroll.
Emisioni Vetting ka komunikuar me ministren Krifca si dhe me stafin e saj duke i drejtuar disa pyetje që lidhen me shqetësimet e fermerëve. Deri në momentin që po transmetohet ky emision, nuk ka një përgjigje nga ministrja Krifca.
Një tjetër problematikë lidhet me fuqinë e munguar punëtore. Fermerët që prej vitesh janë sipërmarrës të prodhimit ët produkteve bujqësore thonë se e kanë shumë të vështirë të gjejnë fuqi punëtore. Shkak për këtë është emigracioni në rritje i të rinjve.
Groposja e produkteve bujqësore, hedhja nëpër lumenj e kanale është një pamje e përsëritur vit pas viti në arat e fermerëve shqiptarë.
Pa asnjë siguri për të shtiru produktet e prodhuara me mund e sakrificë, ndjejnë konkurencë të fortë nga importi ndërsa institucionet shtetërore nuk kanë aplikuar politika që e ndihmojnë fermerin të shesë produktet. Përkundrazi ka edhe diskriminim.
Cilët do të duhej të ishin mekanizmat që krijojnë kushtet tregtarëve vendas për të shpëtuar produktet e tyre nga kalbja apo hedhja nëpër kanale?
Siguria dhe cilësia e produkteve bujqësore është një ndër kriteret e Bashkimit Evropain. Për të konfirmuar cilësinë dhe sigurinë e produkteve bujqësore shqiptare, institucionet nuk marrin përsipër asnjë kosto. Çdo fermer është i detyruar ta paguajë vetë shumën e majme për analiza.
Të gjendur në një situatë kaotikë për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, fermerët janë në pritje të subvensionimit të karburantit nga ana e qeverisë si pjesë e paketës së ndihmës për krizës aktuale.
Eksperti i bujqësisë Ndoc Fasllija thotë se e gjithë skema e subvensionimit të bujqësisë është e dështuar. Ai thotë se pavarësisht deklaratave dhe premtimeve të qeverive kohë pas kohe, në të vërtetë më pak se 5% e fermerëve arrijnë të marrin subvencion.
Sipërfaqja totale e tokës bujqësore në Shqipëri zë rreth 24% të sipërfaqes së përgjithshme të territorit. Kushtet e tokës, klimës, numrit të ditëve me diell, pasurive ujore dhe potencialit njerëzor në zonat rurale do të duhej të ishin faktorë që mund të kishin garantuar një sektor shumë të suksesshëm të bujqësisë. Por jo do të ndodhte nëse qeveritë do të nxisnin politika të rëndësishme dhe një strategji kombëtare për bujqësinë. Sipas statistikave të INSTAT rreth 50 % e popullsisë shqiptare jeton në zonat rurale, në Shqipëria janë aktualisht rreth 350,000 ferma të vogla. Sipërmarrja e këtyre fermerëve nuk mbështetet nga institucionet shtetërore.
IPARD janë fondet e BE të destinuar për sektorin bujqësor shqiptar. Janë rreth 94 milion euro të akorduara nga Bashkimi evropian për bujqësinë në Shqipëri. IPARD është një ndër programet përmes të cilit qeveria krenohet se ka mbështetur fermerët. Por cilat janë kriteret dhe s në gjendje janë fermerët të përfitojnë nga këto fonde
Eksperti i bujqësisë Ndoc Fallija, ka mbajtur më herët detyrën e zvministrit të Bujqësisë dhe është njohur me këtë program. Ai thotë për Vetting se është një program që ka nisur në vitin 2012 dhe bëhet fjalë për grande të cilat jepen falas dhe janë të destinuara për ato vende që aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së
Aktualisht Shqipëria ka mbyllur programin IPAD 2 dhen po bëhet gati për programi IPARD .Duhet të theksoj se ato para janë të domosdoshme për sektorin e bujqësisë kanë dhënë një ndihmesë jo të vogël në sektorin bujqësor por fakti është se përfituesit kanë qenë një numër I kufizuar fermerësh. Pse? Kriteret e përfitimit nga skema e përfituesve janë shumë të forta ,t ë rrepta do të thot se ka kritere për pronësin e tokës bujqësore , ka kritere për pronësinë e truallit që po bëhen ndërtime për qëllime bujqësore qoftë për grumbullim ashtu edhe për përpunim ,kritere shumë të forta mjedisore ,ka limite të cilat janë shumë të larta të pragut këtu kam parasysh sipërfaqen e tokës bujqësore ose numrin e krerëve në blektori në këto kushte 75% e fermerëve në Shqipëri nuk I plotësojnë këto kritere .Programet IPARD me gjithë ndihmesen e madhe që ato japin janë të fokusuar tek ato ferma të mesme edhe të mëdha që janë të gatshme për të dal në treg. Mos harrojmë se 75% e fermave nuk janë në gjendje të dalin në treg që do të thotë se nuk përfitojnë nga këto fonde që jepen nga programi IPARD.
Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Ushqimit FAO në vitin 2018, vetëm 25% e fermave shqiptarë gjenerojnë më shumë se 3000 euro dhe 5500 euro të ardhura në vit nga aktivitetet bujqësore më 2018. 27% e tyre sigurojnë më pak se 750 euro të ardhura dhe pothuajse gjysma e fermave siguron 750 deri në 3 000 euro, me një mesatare prej gati 1 700 euro për familje, ose rreth 500 euro për person në moshë pune mbi 16 vjeç. Sa e mundur është që këta feremerë të aplikojnë për projektin IPARD, atje ku janë përqendruar fondet për bujqësinë?
Por që një fermer të përfitojë nga këto grande, i duhet të përgatis një dosje e cila shkon deri në rreth 3000-5000 euro shumë të cilën duhet t’ia paguajë studiove konsulente për të bërë gati dosjen. Nëse aplikuesi shpallet fitues, pagesa e zyrës së konsulencës përfshihet në grant. Por nëse aplikuesi nuk e fiton projektin atëherë e gjitha shuma është humbje për të. Siç kemi vërjetur më lart bazuar në shifrat e FAO-s shumica e fermerëve shqiptarë nuk e kalojnë këtë shumë fitime në vit. Për këtë arsye, skema IPARD nuk është opsion për fermerët shqiptarë.
Feremret përballen me pengesa apsurde nga AZHBR kur nisin të aplikojnë për projektin IPARD. E tillë është përvoja e feremerëve të Beratit.
Këto ishin disa nga problematikat me të cilat ndeshet fermeri shqiptar. Për shkak të këtyre problematikave por edhe të tjera që nuk u trajtuan dot në këtë emision, fermeri shqiptar e ka pagën mesatare 30% më e ulët krahasuare me sektorët e tjerë dhe pagën më të ulët krahasuar me fermerët e vendeve të Ballkanit. Janë shifra të bazuara në statistikat e INSTAT ku evidentohet se Shqipëria ka pagën më të ulët në bujqësi me 291 euro. Më pas renditet Maqedonia e Veriut me 457 euro, Serbia me 550 euro. Paga më e lartë është në Malin e Zi, ku sipas statistikave zyrtare, një i punësuar në bujqësi atje paguhet 766 euro. /abcnews.al/