Sarri: Milan është skuadër e fortë. E ardhmja? Gjithçka varet nga presidenti

schedule16:35 - 23 Prill, 2022

schedule 16:35 - 23 Prill, 2022

Lazio do të përballet me Milan në “Olimpico” ditën e nesërme, në takim shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat, pasi kuqezinjtë kërkojë të mos bëjnë hapa fals në garën për titullin kampionat, ndërsa skuadra e Sarrit do të tentojë fitoren për të mos rrezikuar vendin e 6-të që të dërgon në europë.

Për këtë përballje ka folur edhe trajneri Sarri, i cili Milan e konsideron një skuadër që të bën keq edhe kur nuk arrin të dominoje lojën.

Githashtu në lidhej me mungesën e disa lojtarëve në stërvitje me skuadrën, trajneri i Lazios është shprehur se vetëm ditën e nesërme mund të ketë një panoramë më të qartë të tyre.

“Milani është një skuadër e fortë. Pësojnë pak gola dhe kundër nesh kanë fituar lehtësisht 2 ndeshjet që kemi luajtur. Diferenca që u pa ishte e qartë, tani do të mundohemi të ngushtojmë këto diferenca”, ka thënë Maurizio Sarri në prag të ndeshjes së nesërme kundër kuqezinjve në “Olimpico”.

“Si në kampionat edhe në Kupën e Italisë i shkatërruam të dyja ndeshjet nga minuta e 40-të deri në minutën e 60-të. Milani edhe kur nuk të dominon, mund të ndëshkojë”, ka vazhduar trajneri i Lazios.

“Kemi patur 8 lojtarë me grip. Të shohim se kush do të rikuperojë. Milinkovic është stërvitur me grupin. Ka nga ata që janë më mirë, por nesër do të kemi një panoramë më të qartë.

E ardhmja? Nuk ndikon fundi i sezonit, por vetëm fjalët e presidentit. Mungojnë edhe 5 ndeshje dhe ne duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë. Mungesa e tifozëve mund të ndikojë, por mbështetësit tanë gjithmonë na kanë përkrahur, tifozët tanë janë shumë të rëndësishëm”, ka thënë Sarri. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!