Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në një takim me kryebashkiaken Emirjana Sako dhe projektuesit e Lungomares në plazhin e Durrësit.
Rama tha ndër të tjera se projekti i Lungomares së Durrësit do të jetë me impakt të lartë ekonomik, teksa theksoi se do e bëjmë si në Vlorë.
“Do e bëjmë siç e bëmë në Vlorë, do të bëhet spektakolare e gjitha, edhe me zgjerimin e rërës edhe me jetën e natës që do zhvillohet . Mos të thonë Durrsakët që mbetëm pas Vlorës. Potenciali është i madh, për tu bërë si duhet. Duhet folur me pronarët e hoteleve që ta kuptojnë se është vlerë e shtuar. Projekti duhet të mbarojë dhe të përgatitet që puna të fillojë në vjeshtë, pas mbarimit të sezonit veror”, tha Rama.
“Nuk e di a do ta bëjmë të gjithë përnjëherë apoi do ta ndajmë me faza”, shtoi kryeministri. /abcnews.al