Të paktën 3 civilë kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur në sulmet me bombardime në rajonin Donetsk në Ukrainën lindore, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të futen në lindjen industriale të vendit.
Guvernatori Pavlo Kyrylenko në fjalën e tij ka fajësuar bombardimet ruse për vdekjen e “tre banorëve të tjerë paqësorë” në një qytet të vogël dhe dy fshatra.
Ndër të tjera, Kyrylenko ka bërë me dije se rusët kishin hapur zjarr në 20 vendbanime në rajon dhe kishin shkatërruar ose dëmtuar 34 objekte të infrastrukturës civile.
Gjithashtu të premten, zyra e prokurorit lokal në rajonin verilindor të Kharkiv tha se trupat e djegur të dy banorëve u zbuluan pranë qytetit të Izyum në të njëjtën ditë./abcnews.al