Pero Pejiç, drejtori sportiv i Kukësit, para ndeshjes me Laçin ka deklaruar për mediat: “Kur kam luajtur para 4-5 vitesh këtu, fusha ishte sintetike, pak më vogël, luanim në një stil tjetër, por tani është diçka e re, stadium i ri.
Në Kroaci në 20 vitet e fundit nuk janë ndërtuar stadiume, kurse këtu, në Shqipëri është ndërtuar “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi”, “Air Albania”, “Kukës Arena”. Kjo është diçka e madhe për futbollin shqiptar. Këta njerëz e meritojnë këtë stadium.”
“Tani ne jemi të lumtur, sepse jemi në zonën e Europës. Në fillim ishte shumë e vështirë, sidomos për mua, sepse mora një detyrë të re, nuk është si të luash futboll. Duhet të mendoj për 20 lojtarë, të ndërtosh një ekip të mirë, të marrësh një trajner cilësor.
E nisëm sezoni me objektivin për të luajtur për titullin kampion, por u përballëm me Tiranën, Partizanin, Dinamon, edhe pse tani është poshtë, janë klube me shumë trofe. Luftuam dhe kemi treguar që mundemi, por patëm një handikap të madh, kemi luajtur jashtë fushës sonë.
Po t’i luanim të gjitha ndeshjet në Kukës, ju siguroj që do të ishim duke luftuar për titullin kampion. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të sigurojmë sa më parë pjesëmarrjen në Europë.” / abcnews.al