Skandali i ambasadorit në Slloveni, reagon Albin Kurti

schedule20:57 - 22 Prill, 2022

schedule 20:57 - 22 Prill, 2022

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për rastin e ambasadorit Martin Berishaj, i cili implikohet në një skandal financiar në Slloveni. Kurti ka cituar fjalët e ambasadorit Berishaj i cili tha se raportimet e mediave sllovene janë të pavërteta.

“Zëdhënësi ynë i qeverisë e ka dhënë qëndrimin dhe po ashtu ambasadori Berishaj e ka bërë një deklaratë me të cilën tregon se ato janë të pavërteta dhe se do ta padis mediumin i cili ka shpifur asisoj”, tha shkurt Kurti.

Ambasadori Berishaj po dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar për shpëlarje parash në Slloveni. Sot, në një postim të shkurtë në Facebook, Berishaj i ka mohuar të gjitha akuzat.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Paparakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!