Era e fortë, pa drita prej rreth 3-orësh qyteti i Kuçovës dhe disa fshatra

schedule13:36 - 22 Prill, 2022

schedule 13:36 - 22 Prill, 2022

Era e fortë, që ka filluar që prej mëngjesit të sotëm, ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike në qytetin e Kuçovës dhe në shumë fshatra. Kuçova dhe fshatrat, Lumas, Mbolan, Lapardha, Otllak, Moravë,Vodëz, Shegjëz, Perondi, Kozare etj janë pa energji elektrike.

Kjo për shkak të stakimit automatik të Nënstacionit “Kombinat”, që në raste erërash të forta stakohet për të shmangur defektet e rënda në rrjetin elektrik. Burime zyrtare nga OSHE Berat bëjnë me dije se, në raste të stuhive të erës, siç po ndodh edhe sot, stacioni qendror stakon nënstacionet e qytetet ku ka probleme me stuhinë e erës.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, qyteti i Kuçovës dhe rreth 20 fshatra në qarkun e Beratit, janë pa energji elektrike prej 3-orësh.

Po kështu konfirmohet se, nuk dihet ende se kur do të rikthehet energjia pasi vënia në punë e nënstacionit elektrik “Kombinat” do të kryhet vetëm pasi të reduktohet stuhia e erës që pa vijoj në disa zona të qarkut të Beratit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!