Ten Hag me “xhepat plot”, bëhet gati të rindërtojë Manchester United

schedule12:15 - 22 Prill, 2022

schedule 12:15 - 22 Prill, 2022

Erik ten Hag thuhet se do t’i jepen më shumë se 120 milionë paund për të shpenzuar për rigjallërimin e skuadrës së Manchester United në merkaton e verës përpara sezonit të ardhshëm.

52-vjeçari u konfirmua si trajneri i ri i United të enjten dhe do të marrë detyrën nga menaxheri i përkohshëm Ralf Rangnick në fund të këtij sezoni.

“The Times” ka raportuar se hierarkia e klubit është vendosur t’i japë Ten Hag këtë buxhet transferimi, i cili do të rritet nëse ata janë në gjendje të shesin lojtarë në merkato.

Paul Pogba, Nemanja Matic, Jesse Lingard, Juan Mata dhe Edinson Cavani janë vendosur të largohen falas, ndërsa klubi është gati të dëgjojë oferta për lojtarë si Eric Bailly, Anthony Martial, Phil Jones dhe Andreas Pereira.

Ten Hag ka mbajtur tashmë takime me ekipin e rekrutimit të United dhe ata kanë identifikuar objektiva të ndryshëm.

United po ndjek Antony, anësori i Ajax-it, i cili mund të jetë i disponueshëm për rreth 55 milionë paund këtë verë.

Klubi i Old Trafford po synon gjithashtu të forcohet në mbrojtjen qendrore, dhe Lisandro Martinez i Ajax-it dhe Matthijs de Ligt i Juventusit kanë qenë të lidhur.

Mesfusha qendrore është një zonë prioritare për t’u përmirësuar, dhe ndërsa klubi është shtyrë nga çmimi i kërkuar prej 150 milionë paund për Declan Rice të West Ham United, Kalvin Phillips i Leeds United shihet si një alternativë e mundshme.

Ten Hag do të shpresojë se nënshkrimet do t’i japin skuadrës një nxitje shumë të nevojshme, pasi ajo përmban shumë talent.

Bruno Fernandes, Raphael Varane dhe David de Gea shihen si gurthemeli i skuadrës së re, ndërsa Jadon Sancho pritet të zhvillohet në një anësor të klasit botëror gjatë sezoneve të ardhshme./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!