Banka Botërore: 60 miliardë dollarë dëme në infrastrukturën e Ukrainës

schedule07:48 - 22 Prill, 2022

schedule 07:48 - 22 Prill, 2022

Banka Botërore ka njoftuar së fundmi se  një vlerësim i hershëm tregon se dëmet fizike në ndërtesat dhe infrastrukturën e Ukrainës nga lufta kanë arritur afërsisht 60 miliardë dollarë.

Vlerësimi nuk përfshin kostot ekonomike në rritje të luftës. Shuma do të vazhdojë të rritet ndërsa lufta vazhdon, tha presidenti i Bankës Botërore David Malpass në një konferencë të enjten.

Në fjalimin e mbajtur në konferencë virtuale, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha gjithashtu se vendit i duheshin rreth 7 miliardë dollarë në muaj për të kompensuar humbjet ekonomike tani dhe “qindra miliarda dollarë për të rindërtuar të gjitha më vonë”.

Zelensky u kërkoi vendeve që kanë vendosur sanksione dhe ngrirje mbi asetet ruse që t’i përdorin ato para për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës pas luftës dhe për të paguar për humbjet e pësuar nga vendet e tjera. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!