Gjykata e Posaçme e Apelit pak ditë më parë ka dënuar me 55 vite burg, 11 personat e akuzuar për tjetërsimin e pronave në zonën e njohur si Rana e Hedhun në Shëngjin.
Mes të dënuarve janë edhe bashkëshortet, Mimoza Ndoka që do të vuajë 5 vjet e 4 muaj burg dhe burri i saj Blendi Ndoka që u dënua me 6 vjet e 8 muaj. Ndërkohë avokati I tyre Marsh Ibraj, I është drejtuar gjykatës me kërkesë për plotësim vendimi, që të shprehet për kujdesin e dy fëmijëve të mitur të moshës,3 dhe 5 vjeç.
Ligjërisht kur të dy prindërit janë duke vuajtur një dënim me burg, për fëmijët e mitur duhet të kujdesen gjyshërit e tyre. Në rastin e fëmijëve të çifti Ndoka, duhet të shprehet sërish gjykata se më kë do të jetojë për sa kohë janë gjyshërit nga ana e nënës dhe babait.
/abcnews.al