Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falenderuar homologun e tij amerikan Joed Biden, menjëherë pas shpalljes së paketës së re ushtarake dhe ekonomike për Kievin.
Nëpërmjet një postimi në Twitter Zelensky shkrehet mirënjohës për ndihmën e dhënë nga Amerika.
“I jam mirënjohës Joe Biden dhe popullit amerikan për mbështetjen që po i japin Ukrainës në luftën kundër agresionit rus. Kjo ndihmë është e nevojshme sot më shumë se kurrë! Ndihma shpëton jetën e mbrojtësve tanë të demokracisë dhe lirisë”, shkruan Zelensky në një postim në Twitter.
I’m grateful to @POTUS & ?? people for the leadership in supporting the people of Ukraine in the fight against Russian aggression. This help is needed today more than ever! It saves the lives of our defenders of democracy and freedom and brings us closer to restoring peace in ??.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 21, 2022
Lexo edhe:Paketa e re e SHBA-ve për Ukrainën, Biden njofton 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake
Më herët, Biden njoftoi 500 milionë dollarë ndihmë për qeverinë ukrainase dhe 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake . Paketa prej 800 milionë dollarësh do të përfshijë artileri të rëndë dhe drone, së bashku me municione, tha Biden.
Ndërkohë financimi prej 500 milionë dollarësh mund të përdoret nga qeveria e Ukrainës “për të stabilizuar ekonominë e saj, për të mbështetur komunitetet që janë shkatërruar nga sulmi rus dhe për të paguar punëtorët e guximshëm që vazhdojnë të ofrojnë shërbime thelbësore për popullin e Ukrainës,” tha Biden./abcnews.al/