Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Industria gjermane është “Kali i Trojës” i Vladimir Putinit në Evropë

schedule15:05 - 21 Prill, 2022

schedule 15:05 - 21 Prill, 2022

Nga Francesco Bechis “Formiche.net

Përktheu: Alket Goce-abcenws.al

Një fronti i përbashkët midis sindikatave dhe konfederatës së industrisë gjermane:jo embargos ndaj gazit rus. Përtej retorikës, Vladimir Putin shpreson më shumë tek Berlini sesa Budapesti. Në mesin e presionit të fortë nga lobi industrial, dhe nga mosmarrëveshjet në kabinetin qeveri, kancelari Olaf Scholz ka vendosur t’i japë oksigjen Moskës.



Përveç kryeministrit hungarez Victor Orban, “Kali i Trojës” i Vladimir Putinit në Evropë është Konfindustria Gjermane (BDI). Të hënën, kreu i Kremlinit ia doli aty ku kanë dështuar shumët të tjerë:arriti një unitet midis sindikatave dhe industrisë në Gjermani.

Natyrisht, një unitet kundër sanksioneve ndaj Rusisë. Dhe në veçanti kundër sanksioneve për gazin rus, për të cilin sipërmarrësit dhe as punonjësit as që duan të dëgjojnë. Komunikata e përbashkët, diçka kjo e rrallë, është në fakt një “gur varri” për synimet e ndrojtura të Bashkimit Evropian, për të ndërmarrë realisht sanksione energjetike të forta ndaj Moskës, pas goditjes së parë kundër qymyrit rus.

Në rast se embargoja e naftës mbetet ende në tryezë si një opsion, ndalimi i importit të gazit rus, cilësohet si jashtë çdo lloj diskutimi. “Një vendim i tillë, do të sillte një rënie serioze të prodhimit, mbyllje të fabrikave, një de-industrializim të ri, dhe humbje afatgjatë të vendeve të punës në Gjermani”- pretendon fronti i bashkuar i industrive gjermane.

Në fakt të dhënat e justifikojnë këtë hezitim. Në raportin e saj të ri, FMN ka rishikuar me ulje vlerësimet mbi rritjen e ekonomisë gjermane, nga 3.8 në 2.1 për qind, pra më shumë se sa rënia që pret Italia (nga 3.8 në 2.3 për qind). Por pas presionit të industrisë gjermane, fshihet diçka më shumë sesa vetëm një llogaritje e thjeshtë ekonomike, e cila gjithashtu vlen.

Në vitin 2021, Gjermania eksportoi në Rusi mallra me vlerë 28 miliardë euro. Ndërkohë ekziston një faktor kulturor që daton që nga koha e Gjermanisë Perëndimore të pasluftës, Wandel durch Handel, që e cilëson tregtinë me Moskën si mjetin më të sigurt për të shmangur konfliktin në kontinentin evropian.

Pushtimi rus nuk mjaftoi për ta përmbysur këtë qasje. Dhe në fakt koalicioni “semafor” i Olaf Scholz, midis denoncimit të pushtimit të Putinit dhe premtimit për të shpenzuar më shumë në fushën e mbrojtjes, ndodhet sot në një ngërç.

Në fillim të këtij muaji, një delegacion industrialistësh – mes tyre drejtues të Deutsche Bank, Mercedes-Benz dhe Siemens – shkuan për një takim shumë të tensionuar në zyrën e kancelarit. Mesazhi që ata i dhanë Scholz, ishte se sanksionet rrezikojnë ta dëmtojnë shumë ekonominë gjermane.

Dëme “të parikuperueshme” paralajmëruan edhe gjigantët e sektorit kimik dhe ato të çelikut BASF dhe Thyssenkrupp, që përsëritën se gazi natyror rus, duhet të mbetet jashtë embargos së Bashkimit Evropian. Scholz iu përgjigj shqetësimit të tyre me një paketë prej 100 miliardë eurosh në ndihmë financiare dhe garanci për kredi.

Të mërkurën Komisioni i BE-së shpalli paketën e vet të ndihmës. Ai çeli dritën jeshile për një skemë ndihme shtetërore prej 20 miliardë eurosh për “kompanitë në çdo sektor të prekur nga kriza aktuale dhe sanksionet përkatëse”. Por nuk ka gjasa që kjo do të mjaftojë për të qetësuar BDI-në dhe lobin pro-rus të industrisë gjermane, që nuk është lëkundur aspak nga lajmet për masakrat e ushtrisë ruse në Ukrainë.

Për këtë mjafton të shihen lëvizjet e enklavës pro-ruse më solide, Shoqatës Gjermane për Çështjet Lindore (GEBA), me 70 vjet histori mbi shpinë, dhe me dhjetëra anëtarë të shoqatave industriale, përfshirë BDI-në. Pasi anuloi takimin vjetor në fillim të marsit me Vladimir Putinin – që ishte i pambrojtshëm pas pushtimit që sapo kishte nisur – dhe pasi mori një fare distancimi formal, lobi gjerman i biznesit vazhdon të kërkojë rihapjen e tregut gjerman ndaj Moskës.

Sepse siç deklaroi fundmi kreu i Konfindustrias Gjermane Oliver Hermes, përtej sanksioneve në lojë janë “marrëdhëniet të rëndësishme ekonomike me Rusinë në të ardhmen”. Nën një klimë të tillë, nuk është çudi që kancelari Scholz ka ndërhyrë në këtë çështje, duke u pozicionuar.

Konferenca e fundit për shtyp e kancelarit, shkaktoi shumë zemërim në Kiev, ku Volodymyr Zelensky e konsideron tani Gjermaninë si një aleate të humbur. Scholz u mbrojt disi në mënyrë të sikletshme nga ata që e akuzonin Berlinin, se nuk i dërgoi armë të rënda rezistencës ukrainase, duke thënë se “edhe vendet e tjera kanë arritur si në të njëjtat përfundimesh ne”.

Edhe këtu, shifrat kanë më shumë rëndësi se sa fjalët. Që nga fillimi i luftës, Gjermania i ka dhënë Kievit 119 milionë euro furnizime luftarake, më pak se sa Estonia e vogël (220 milionë), Mbretëria e Bashkuar (204 milionë) dhe Italia (150 milionë euro). Kjo qasje përbën një sinjal alarmi për presidentin ukrainas me uniformë ushtarake. Berlini përbën një sfidë edhe më akute sesa Budapesti. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!