Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Edi Rama: Nëse Sali Berisha vjen në krye, ndërpresim çdo marrëdhënie me PD-në

schedule11:46 - 21 Prill, 2022

schedule 11:46 - 21 Prill, 2022

“Nëse Sali Berisha vjen në krye të Partisë Demokratike, ndërpresim çdo marrëdhënie”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit.

Sipas Ramës për Partinë Socialiste, Sali Berisha është i vdekur politikisht. Kreu i qeverisë është ndalur edhe tek zgjedhja e Presidentit duke thënë se duhet një emër përtej Partisë Socialiste, por sipas tij çdo emër i propozuar nga Sali Berisha është i papranueshëm.



“Ndërkohë, do ishte mirë që dy gjëra të jenë shumë të qarta, e para me Saliun ne nuk kemi punë. Saliu për ne është i vdekur. Kuptohet politikisht dhe institucionalisht, jo biologjikisht, sinqerisht ne i urojmë jetë të gjatë. Kështu që me të vdekurin që e keni mes të shtëpisë dhe s’dini ç’ti bëni ne mos na ngatërroni. Ne nuk e zgjedhim se kush e drejton grupin apo PD. Nëse ju vendosni një të vdekur ne do të ndërpresim çdo marrëdhënie. Nëse ju do të keni Saliun në krye është zgjedhja juaj. Unë nuk po merrem me të, po merrem me ju, sepse ju jeni këtu. Dhe duke qenë se ju jeni këtu me ju komunikojmë dhe ndërveprojmë”, u shpreh Rama. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!