Përplasi një punonjës policie dhe u largua, arrestohet shoferi në Tiranë

schedule09:02 - 21 Prill, 2022

schedule 09:02 - 21 Prill, 2022

Një shofer në Tiranë ka përplasur një përplasur një punonjës policie dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj” ku mjeti tip “Ford” që drejtohej nga  E. M., 43 vjeç, banues në Kombinat, goditi punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme.

Si pasojë punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

43-vjeçari u arrestua  për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!