Gjykata e Hagës: Tudxhman mori pjesë në krime në Bosnjë

schedule14:46 - 29 Nëntor, 2017

schedule 14:46 - 29 Nëntor, 2017

Ish-presidenti kroat Franjo Tugjman ka qenë pjesë aktive e krimeve të kryera në Bosnje-Hercegovinë në fillim te viteve 1990. Ka qenë ky vendimi përfundimtar i gjykatës së Hagës, qe dha denimet edhe per disa ish ushtarake kroate te Bosnjes.

Gjykata e Hagës konfirmoi ekzistencën e një organizate kriminale të krijuar dhe drejtuar nga kroatët në Bosnje e Hercegovine në 1990-ën. Një pjesë e lidershipit kroat, përfshirë dhe presidentin e atëhershëm Franjo Tugjman, ka qenë gjithashtu pjesë e kësaj organizate. Gjykata e Hagës refuzoi apelin e ish liderëve kroatë në Bosnje e hercegovinë duke konfirmuar vendimin e mëparshëm se ka qenë Franjo Tugjman krijuesi i kësaj organizate së bashku me liderë të tjerë politikë me qëllimin për të vendosur një entitet në përputhje me kufijtë e vjetër të Kroacisë.

Gjykata dha vendimin për krimet e kryera kundër civilëve në Mostar si dhe kundër muslimanëve në të ashtuquajturën republikë kroate të Bosnje e Hercegovinës. Gjykata vendosi se shkatërrimi i urës së vjetër në Mostar u krye për qëllime ushtarake dhe për të terrorizuar popullzisë civele, muslimanët boshnjakë. Në këtrë mënyrë Gjykata e Hagës mbajti sërish në fuqi vendimin e dhënë në 2013-ën, sipas të cilit kryeministri i vetëshpallur i kohës së luftës Jadranko Prlic u dënua me 25 vjet burg. NDërkohë që dhe pesë të akuzuarit e tjerë u dënuan nga dhjetë deri në 20 vjet burg./abcnews.al