Presidenti i ri, Balla konsultohet me shoqërinë civile: Nuk duam përfaqësues ekskluziv, por të gjithanshëm

schedule15:22 - 20 Prill, 2022

schedule 15:22 - 20 Prill, 2022

Mazhoranca  këtë të mërkurë ka nisur konsultimet me opozitën për emrin e presidentit të ardhshëm të republikës.

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka takuar përfaqësues të shoqërisë civile dhe më pas pritet që të zhvillojë një takim me kreun Republikan Fatmir Mediu.

Në fjalën e tij Balla është shprehur se ato kërkojnë që të kenë një president përfaqësues sipas Kushtetutës dhe jo një përfaqësues ekskluziv për opozitën.

Organizatat e Shoqërisë Civile kanë rëndësinë e tyre dhe i kanë dhënë këshillit rëndësinë e duhur. Si kryetar i grupit të shumicës në Kuvend mendova që të zhvillojmë një takim me presidentin e Ri të Republikës. Në këtë takim do të bëhet me dije kalendari që Kuvendi do të ndjekë dhe duhet të jetë një proces që organizatat e Shoqërisë Civile do të ndjekin.

Unë do të doja shumë që presidenti ose presidentja e re të merre 3/5 e anëtarëve të kuvendit në tre raundet e parë. është hapur edhe një dritare e drejtpërdrejtë me publikun dhe pjesësmarrja është e madhe.  Doja që t’ju ftoja të gjithëve dhe çdo organizatë që përfaqëson shoqërinë civile në vendin tonë që të jepni propozime tuaja me një kusht me argumentimet përkatëse pasi do të na ndihmonte për të ndërtuar dhe profilin e presidentes së Shqipërisë.

Ne nuk na duhet që të kemi një përfaqësues ekskluziv tonin por duam të kemi një president që të gëzojë autoritetin që i jep kushtetuta.

Fundi i këtij procesi do na japë ne dhe ju të drejtë, ku në 2022 Shqipëria duhet të zgjedhë një president në lartësinë  e presidentit të republikës. Në këtë fazë të parë ne presim sugjerime për procesin dhe jo për emrat pasi duhet që të merrni leje”, ka thënë Balla.

Ndërkohë për shkak të angazhimeve, është shtyrë takimi me drejtuesin e deputetëve të PD-së, Enkelejd Alibeaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!