Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së Klemend Balilit

schedule10:38 - 5 Prill, 2019

schedule 10:38 - 5 Prill, 2019

Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të Klement Balilit. Ne shkresën zyrtare drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda kërkohet të shtetëzohen, 23 apartamente, 26 mijë metra katrorë tokë, midis tyre edhe hoteli luksoz Santa Kuaranta.

Prokuroria për Krime të Rënda i kërkon gjykatës konfiskimin e pasurive të Klemend Balilit. Organi i akuzës përmes një shkrese zyrtare drejtuar Gjykatës së Shakllës së Parë për Krime të Rënda që të konfiskojë pasuritë e Balilit, mbi të cilin rëndojnë një sërë akuzash për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria kërkon që të konfiskohet hoteli “Santa Kuaranta”  4 + 1 kate, i cili më parë ka qenë shtëpia e pushimit të punëtorëve, konfiskimin e 23 apartamenteve si dhe të trojeve me sipërfaqe mbi 26 mijë metra katrorë tokë.

Vendimi për sekuestrimin e pasurisë së Balilit është ndërmarrë në përfundim të hetimit pasuror të nisur në vitin 2017, ku nën hetim pasuror ishin vendosur edhe të afërmit e të dyshuarit Balili. Pronësia e hotelit Santa Kuaranta nuk është pranuar nga  i ashtuquajturi Eskobari i Ballkanit.

Vëllai i tij ka depozituar në gjykatë dokumente, ku sipas të cilëve, hoteli është në pronësi të tij dhe për ndërtimin e hotelit luksoz “Santa Kuaranta” që prej dy vitesh është nën sekuestro, ka marrë kredi. Në seancën e radhës përveç pretencës për Klement Balilin pritet që gjykata të shprehet edhe për kërkesën e organit të akuzës.

Klement Balili po gjykohet në Gjykatën e krimeve të rënda për 4 akuza:

“Trafikim narkotikësh, në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal”,

“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”,

“Refuzim për deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”,

“Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.  

Pritet që në seancën e ardhshme gjyqësore, të jepet pretenca për Balilin, i cili u vetëdorëzua në janar të këtij viti./abcnews.al