Mbrojtësiu gjerman, Antonio Rudiger po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Chelsea në Premier League, pasi në fund të sezonit lojtari do të largohet nga blutë e Londrës, pasi palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.
Sipas “Marca” raportohet se agjentët e mbrojtësit gjerman janë takuar me Real Madrid menjëherë pas ndeshjes së luajtur mes tyre në “Santiago Bernabeu” e vlefshme për fazën çerekfinale të Champions League.
Kërkesat e lojtarit të kombëtares gjermane vazhdojnë të jenë të larta, me Rudiger që kërkon 55 milionë euro në total mes pagës dhe bonuseve për katër vite kontratë.
29-vjeçari kërkohet nga klube si Manchester United, Real Madrid dhe Juventus. Gjithsesi, zgjedhja e mbrojtësit gjerman është klubi i famshëm spanjoll. /f.a/abcnews.al