Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Dea e Style Star “shpërthen” kundër Roza Latit: Pse qeshi? Sikur të them unë je bërë si pornostar

schedule10:40 - 20 Prill, 2022

schedule 10:40 - 20 Prill, 2022

Dea Ruçi është një nga konkurente më të përfolura në “Style Star Shoë”. Ajo ka shkaktuar shumë zhurmë me daljet e saj ekstravagante, të cilat kanë çuar deri në debate që kanë bërë xhiron e rrjetit.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Dea ka treguar si i ka lindur dëshira për modën dhe për tu bërë pjesë e emisionit në ABC. Sakaq, ajo ka zbuluar se me konkurentët e tjerë i ka marrëdhëniet e mira, por nuk ka miqësi.

Unë jetoj në Tiranë, por jam mes Tiranës dhe Sarandës se kam biznesin aty. Është shumë e guximshme, se kur kam qënë adoleshentë dhe eksploroja pak me dekolte i thoshin babit: ‘Ku e lë të dali kështu’.



Nuk mund të rri dot brenda diçkaje, dua të eksplorojë se e them shpesh që veshja eshtë karakter dhe unë jam gati ta mbrojë veshjen time.

Është si trampolin. Unë gjithmonë e kam dashur botën e televizionit, por në shkollë u orientova për doçka tjetër. Por e përdora si një trampolinë për biznesin tim.

Unë jam duke u përpjekur për fitoren dhe pse mos ta fitoj një herë. Nuk dua të dal shumë narciste, por ky vullneti i garës pastaj të del nga duart.

Me konkurentet e tjera shkoj mirë. Të thuash miq për dikë është fjalë e madhe. Ne aty aspirojmë fitore, kështu që jemi në një garë dhe nuk ka miq, po kur më kanë kërkuar mendim ja kam dhënë. Megjithatë kur i kam kërkuar nuk ma kanë dhënë”.

Më tej, Dea foli edhe për debatin që pati me Niko Komanin gjatë një prej netëve në “Style Star Shoë”, ku pjesë e jurisë ishte edhe Roza Lati.

Ajo tha se reagoi në atë mënyrë se kjo e fundit qeshi dhe e konsideroi shumë fyese, pasi e krahasuan me “Only Fans”.

“Unë jam natyrë shumë impulsive dhe sa herë që e shikoj i them vetes pse qave. Unë reagova ashtu se Roza qeshi dhe unë jam natyrë që çfarë kam e thënë. U mor si kërcënim nga ana e Nikos, por nuk ishte ashtu se unë po të kisha diçka ja thosha. Nuk më pëlqeu mënyra si u trajtua.

Problemi është se unë aty jam për veshjen, por jo të më krahasosh që dal te “OnlyFans”.  Ajo e nënqeshura e Rozës i vuri kapakun të gjithë situatës. Për ca qeshi? Është njësoj sikur unë të vij në emisionin tënd dhe të them je bërë si pornostar, është fyese. Unë kam dal aty për tu gjykuar për pamjen, jo me faqe të tjera”, deklaroi Dea./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!